Michael Hernandez
29 Janar 2019•Përditësim: 29 Janar 2019
WASHINGTON (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë vendosur në listën e zezë naftën e kompanisë shtetërore të Venezuelës PDVSA, raporton Anadolu Agency (AA).
Washingtoni në këtë mënyrë vazhdon të rrisë presionin ekonomik dhe diplomatik ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton para gazetarëve tha se PDVSA-së do t'i bllokohen 7 miliardë dollarë asete.
Përveç kësaj, kompania shtetërore e naftës së Venezuelës do të humb të ardhura nga eksporti në vitin e ardhshëm deri në 11 miliardë dollarë.
Udhëheqësi i opozitës venezuelase i cili shpalli veten president të përkohshëm të shtetit Juan Guaido i ka ftuar mbështetësit e tij të mërkurën dhe të enjten përsëri të dalin në rrugë dhe të kërkojnë largimin e presidentit të zgjedhur Nicolas Maduro.