Şerife Çetin
27 Mars 2018•Përditësim: 27 Mars 2018
BRUKSEL (AA) – Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s Jens Stoltenberg si reagim ndaj sulmit në Salisbury deklaroi se “ka anuluar akreditimin e 7 diplomatëve rusë në kuadër të NATO-s. Në të njëjtën kohë do të refuzoj edhe 3 akreditime të cilët ishin në pritje”, raporton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel mbajti një konferencë për media, ku foli për masat e marra nga NATO në lidhje me helmimin me gaz kimik të ish-agjentit rus Sergey Skripal dhe të vajzës së tij në Britani të Madhe.
Duke vënë në dukje se NATO po vepron si unitet, Stoltenberg tha se pas vendimit në lidhje me diplomatët rusë, numri i stafit të misionit rus në NATO është zvogëluar për 10 persona dhe ka rënë në 20.
Stoltenberg tha se vendimi i marrë i përçon Rusisë një mesazh të hapur dhe të fuqishëm dhe tregon se “veprimet e papranueshme dhe të rrezikshme të qeverisë së Moskës kanë një çmim”.
Duke vënë në dukje se Rusia nuk ka dhënë një reagim konstruktiv ndaj sulmit në Salisbury, Stoltenberg theksoi se “Veprimet tona reflektojnë shqetësimet shumë serioze të të gjithë aleatëve tanë dhe përbëjnë një pjesë të reagimit ndërkombëtar ndaj veprimeve të Rusisë”.
Stoltenberg tha se vendimi për anulimin e akreditimit të 7 diplomatëve rusë në NATO, si dhe për refuzimin e 3 akreditimeve në pritje është “proporcionale”.
Duke vënë në dukje se nuk do të shkohet në ndonjë ndryshim në politikën e përgjithshme të NATO-s për Rusinë, Stoltenberg thotë se aleanca do të vazhdojë qëndrimin e këmbëve të dyfishtë, e cila përfshin dialogun. Stoltenberg shton se në këtë kuadër vazhdojnë përgaditjet për Këshillin e ardhshëm NATO-Rusi.
Pas pyetjes se çka nënkupton konkretisht ky vendim, Stoltenberg tha se si rezultat i reagimit të shteteve aleate dhe të partnerëve, Rusisë do t’i zvogëlohet aftësia e angazhimeve të inteligjencës në shtetet e NATO-s.