Ahmet Furkan Mercan
10 Maj 2023•Përditësim: 10 Maj 2023
Ambasadori i Japonisë në Washington, Tomita Koji, njoftoi se NATO planifikon të hapë një zyrë kontakti (ndërlidhëse) në Tokio me qëllimin për të forcuar bashkëpunimin me vendin e tij, transmeton Anadolu.
Ambasdori Tomita në një konferencë për shtyp në Washington foli për Samitin G7 që do të zhvillohet brenda këtij muaji dhe për marrëdhëniet NATO-Japoni kohët e fundit.
Tomita informoi se NATO ka planifikuar të hapë zyrë kontakti (ndërlidhëse) në kryeqytetin Tokio me qëllimin për të forcuar bashkëpunimin e saj me Japoninë dhe se kanë kryer punime në këtë drejtim.
Përballë ndikimit në ritje të Kinës, krizës Rusi-Ukrainë dhe kërcënimeve raketore të Koresë së Veriut, Tomita rikujtoi se tema e samitit të G-7 është "forcimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla".
NATO e shikon Japoninë si një vend partner. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, në qershor 2022 vizitoi Madridin si "kryeministri i parë japonez" që ka marrë pjesë në një Samit të Liderëve të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në janar duke vënë në dukje marrëdhëniet e forta dypalëshe u shpreh se "Do të ketë një rrugë për të forcuar edhe më tej partneritetin mes NATO-s dhe partnerit tonë të çmuar Japonisë".
Samiti i Liderëve G7, do të mbahet nën organizimin e Japonisë më 19-21 maj në qytetin Hiroshima në jugperëndim të vendit.