Emel Öz Gözellik
23 Maj 2018•Përditësim: 23 Maj 2018
NEW YORK (AA) – Shkrimtari amerikan me Çmim Pulitzer, Philip Roth, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Menaxheri i Roth-it, Andrew Wylie, në një deklaratë u shpreh se Roth është ndarë nga jeta në një spital në New York, për shkak të problemeve me zemrën.
Shkrimtari me çmime me më shumë se 25 libra të shkruar ndodhet në mesin e shkrimtarëve të rëndësishëm të letërsisë amerikane.
Roth në vitin 1998 me librin e tij “American Pastoral” ka fituar çmimin Pulitzer.