Nour Gelle Gedi,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
15 Janar 2016•Përditësim: 15 Janar 2016
MOGADISHU (AA) - Grupi militant Al-Shabaab ka kryer një sulm me auto-bombë ndaj selisë së forcave keniane të cilat ndodhen në kuadër të Misionit të Unionit Afrikan në Somali (AMISOM) në rajonin Gedo të Somalisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e sigurisë, militantët e Al-Shabab-it kanë kryer sulm vetëvrasës me auto-bombë ndaj forcave keniane të cilët shërbejnë në kuadër të AMISOM-it në Gedo, ndërsa më pas është hapur edhe zjarr. Pas shkëmbimit të zjarrit thuhet se militantët e Shabab-it kanë marrë kontrollin në disa pjesë të selisë.
Dëshmitarët okularë thonë se janë përdorur armë të rënda në përleshjet të cilat vazhduan një orë. Gjithashtu thuhet se ka gjasa që në këtë përleshje numri i të vrarëve të jetë i madh. Mbi selinë ende del flakë dhe tym.