Halit Süleyman,Selen Temizer
06 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
Al BAB (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) që janë duke kryer operacionin "Mburoja e Eufratit" për të çliruar rajonin Al Bab nga DEASH-i, veprojnë me përparësinë e mbrojtjes së civilëve në vend të strategjisë për marrjen me shpejtësi nën kontroll të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e TSK-së dhe të ULS-së në kuadër të "Mburojës së Eufratit" i cili nisi më 24 gusht vazhdojnë operacionin në rajonin Al Bab në lindje të Halepit.
Në Al Bab vështirësia me të cilën përballen forcat e TSK-së dhe të ULS-së është se organizata terroriste DEASH përdor civilët si mburoja njerëzore. Në rajonin në fjalë, vihet në dukje se sipas të dhënave zyrtare para luftës ka patur një popullsi 64 mijë banorë, ndërsa theksohet se ende në këtë rajon jetojnë mijëra persona.
Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në rajon, bëhet e ditur se organizata garnizonet e saj i ka vendosur brenda lagjeve me popullatë intensive civile.
Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane para se të qëllojnë objektivat e DEASH-it më parë sigurojnë informacionet nga inteligjenca nëse ka apo jo prani të civilëve.
Sipas informacioneve të marra nga elementët e TKS-së në rajon mësohet se DEASH-i përdor si bazë pjesën e nëndheshme të një xhamie në qendër të rajonit dhe një spital të improvizuar, ku pavarësisht se në këto ambiente është vërejtur prania e terroristëve nuk është kryer ndonjë ofensivë.
Marrja nën kontroll duke shkaktuar dobësimin në vend të ofensivës së drejtpërdrejtë
Në vend të ndërhyrjes së shpejtë në qendër të rajonit forcat e TSK-së dhe të ULS-së kanë zgjedhur mënyrën e rrethimit të rajonit Al Bab duke thyer rezistencën e terroristëve.
Në operacion po ndiqet strategjia për të thyer rezistencën duke ndërprerë rrugët e furnizimit të terroristëve, ku në këtë mënyrë synohet pakësimi i konflikteve në qendër të rajonit me DEASH-in dhe parandalimin e dëmtimit të civilëve.
Aktualisht qendra e rajonit Al Bab po rrethohet nga pjesa veriore, perëndimore dhe nga ajo lindore, ku forcat e TSK-së dhe të ULS-së në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" deri më tani kanë përparuar me një thellësi 35.1 km nga kufiri i Turqisë drejt Sirisë.
Operacioni "Mburoja e Eufratit" i cili ka mundësuar pastrimin e linjës Azez-Jarabulus nga organizatat terroriste DEASH dhe PYD/PKK, në dhjetorin e kaluar u përqendrua në rajonin Al Bab, ku deri më tani në kuadër të kësaj ofensive janë çliruar nga DEASH-i në total 24 vendbanime në rajonet kufitare.
Forcat e ULS-së të mbështetura nga Forcat e Armatosura të Turqisë kanë hyrë deri në 1 km afër qendrës së rajonit Al Bab, ndërsa largësia me qendrën nga anët e tjera ndryshon nga 2 deri në 3 km.