Ahmet Gürhan Kartal
12 Qershor 2023•Përditësim: 13 Qershor 2023
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë sot në moshën 86-vjeçare, transmeton Anadolu.
Berlusconi ishte shtruar në spital në San Raffaele të Milanos më 9 qershor për shkak të komplikimeve të lidhura me një leukemi kronike të panjohur më parë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Për shkak të problemeve serioze shëndetësore, Berlusconi ishte shtruar në San Raffaele edhe midis 5 prillit dhe 19 majit.
Më herët, më 27 mars, ai u shtrua për katër ditë në spital për kontrolle shëndetësore.
Biznesmen, magnat mediatik, president i Milanos dhe kryeministër
Berlusconi, i cili hyri në politikë në vitin 1994 kur ishte biznesmen dhe magnat mediatik në Itali, udhëhoqi katër qeveri të ndryshme në periudhën 1994-2011 dhe ishte kryeministër për kohën më të gjatë në total. Ai ishte president i klubit futbollistik të Serie A-së, AC Milan.
Silvio Berlusconi, me investimet e tij në Milano, luajti një rol të madh në suksesin e klubit kuqezi si në Itali, ashtu edhe në Evropë.
Përveç personalitetit të tij, Berlusconi ishte shpesh i përfolur për skandalet seksuale dhe akuzat për korrupsion dhe la gjurmë në politikën italiane me ndëshkime dhe deklaratat e tij.