Murat Özgür Güvendik
02 Janar 2022•Përditësim: 03 Janar 2022
Një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e parlamentit në Cape Town, kryeqytetit legjislativ të Republikës së Afrikës së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Punëve Publike dhe të Infrastrukturës, Patricia De Lille në një deklaratë vuri në dukje se zjarri që kanë rënë në orët e mëngjesit në ndërtesën e parlamentit nuk është shuar ende pavarësisht përpjekjeve intensive nga ekipet e zjarrfikëses.
Sipas informacioneve të marra nga Bashkia e Cape Town mësohet se si pasojë e zjarrit çatia e ndërtesës së vjetër të parlamentit është rrëzuar dhe se në ndërtesë janë shkaktuar dëme të mëdha.
Punimet për shuarjen e zjarrit vazhdojmë me të gjithë shpejtësinë por që nëse zjarri nuk merret nën kontroll shpejt ka rrezik që kryesisht ish-ndërtesa historike e parlamentit dhe i gjithë parlamenti të digjen plotësisht.
Zjarri kërcënon Librarinë e Parlamentit në të cilën ndodhen koleksione shumë të çmueshme.
Kryetari i Parlamentit Kombëtar, Nosiviwe Mapisa-Nqakula tha se arsyeja e zjarrit ende nuk dihet por se nëse kjo është si pasojë e një sabotazhi kjo nënkupton në të njëjtën kohë djegien e Kushtetutës së Afrikës së Jugut.