Gülşen Topçu
08 Mars 2018•Përditësim: 08 Mars 2018
KUDS (AA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pretenduar se policia ka ushtruar presion mbi dëshmitarët për të dëshmuar kundër tij në dosjet e korrupsionit ndaj tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një video të postuar në profilin e tij Facebook, Netanyahu, ka bërë disa vlerësime në lidhje me zhvillimet për dosjen numër 4000.
Duke akuzuar policinë dhe institucionet që kryejnë hetimet Netanyahu, është shprehur: "Nëse policia posedon diçka të vërtetë, ata nuk kanë nevojë as edhe për një dëshmitar të vetëm, por për shkak se nuk ka asgjë edhe një mijë dëshmitarë janë të padobishëm. Ata arrestojnë njerëzit që ata pretendojnë se kanë kryer krime dhe i frikësojnë. Ata, u thonë atyre 'Ju dhe familja juaj keni marrë fund. Do të marrim çdo gjë nga ju edhe lirinë tuaj. Nëse dëshironi të shpëtoni nga kjo njollosni Netanyahun. Nuk është e rëndësishme nëse gënjeni, e rëndësishme është që ta tregoni atë fajtor".
Policia izraelite të premten e kaluar në kuadër të hetimeve për korrupsion e mori në pyetje në shtëpinë e tij për rreth 5 orë kryeministrin e Izraelit, Netanuyahu.
Policia izraelite kishte njoftuar fillimin e hetimeve për "dosjen 4000" dhe procedurat e ndalimit në lidhje me pretendimet se Netanuyahu "ka lidhje me Elovitch, aksionari më i madh i kompanisë mediatike Bezeq dhe se ka siguruar privilegje për kryerjen e publikimeve në favor të tij në një faqe interneti që i përket Bezeq".
Ndaj kryeministri izraelit ka katër dosje hetimore të tjera për korrupsion, për të cilat policia ka njoftuar se ka përfunduar hetimet .