Mahmoud Barakat
16 Prill 2019•Përditësim: 16 Prill 2019
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka siguruar mbështetjen në Knesset (Parlamenti izraelit) për formimin e Qeverisë së re, bënë të ditur mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Partia djathtiste "Yisrael Beiteinu" dhe "E Djathta e Bashkuar" sot informuan presidentin izraelit, Reuven Rivlin, mbi atë se rekomandimi i tyre është se Netanyahu formon Qeverinë.
Të hënën koalicioni Kaltër-Bardh, kundërshtari më i madh i partisë së Netanyahut, Likud, i rekomandoi kryetarit të saj Benny Gantz të formoj Qeveri. Gantz rekomandoi edhe Partinë Laburiste.
Anëtarët arabë të Knessetit u përmbajtën nga mbështetja për cilën do nga partitë që hynë në Parlament.
Rivlin të hënën filloi konsultimet me partitë, që fituan vende në Knesset, për të propozuar mandatarin për formimin e Qeverisë së re.
Në zgjedhjet e mbajtura më 9 prill, Likud fitoi 36 vende në Knessetin i cili ka 120 deputetë.