Zein Khalil,Gülşen Topçu
11 Prill 2023•Përditësim: 11 Prill 2023
Kreu i partisë kryesore opozitare të Izraelit, "Yesh Atid", Yair Lapid deklaroi se kryeministri Benjamin Netanyahu është lideri i qeverisë më radikale dhe më të pasuksesshme në historinë e vendit, transmeton Anadolu.
Lapid publikoi një seri postimesh në llogarinë e tij në Twitter pas deklaratave të Netanyahut që fajësoi qeverinë e mëparshme për rënien e fuqisë parandaluese të vendit e udhëhequr nga Naftali Bennett dhe Lapid.
"Ndërsa armiqtë tanë derdhin gjakun e vëllezërve tanë në rrugë, kryeministri po e humb kontrollin ndaj popullit. Në vend që të mbajë konferenca për media dhe të fajësojë dikë tjetër për problemet e shkaktuara nga qeveria më radikale dhe e dështuar në historinë e vendit, është koha që Netanyahu dhe ministrat e tij të marrin përgjegjësinë", tha Lapid.
Ai iu referua anulimit të vendimit të Netanyahut për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke shtuar se ky ishte hapi i duhur.
- Reagimi i ish-ministrave ndaj deklaratave të Netanyahut
Ish-kryeministri Naftali Bennett në lidhje me deklaratat e Netanyahut në llogarinë e tij në Twitter shkroi: "Ndryshe nga ajo që i duhet Izraelit, përçarëse dhe e turpshme".
Në një deklaratë për televizionin izraelit "Channel 12", Bennett tha se gjatë mandatit të tij kufiri i Gazës po përjetonte periudhën më të qetë të kohës.
"Ne ia lamë Netanyahut situatën më të mirë politike të viteve të kaluara. Marrëdhënie të forta me presidentin e SHBA-së, marrëdhëniet e mia personale me liderët e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Egjiptit. Ata nuk duan dua të takohen me Netanyahun. Bota është e teknologjisë së lartë për Izraelin. Ndërsa bota e shihte Izraelin si një vend me teknologji të lartë, tani e sheh me keqardhje", tha Bennett.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz në llogarinë e tij në Twitter për deklaratat e Netanyahut tha: "Nuk bëhesh lider duke qarë".
Ish-ministri i Financave, Avigdor Lieberman tha se "Netanyahu dëshmoi se ai nuk është një njeri i denjë për të përmbushur detyrën e tij si kryeministër dhe se ai nuk merr përgjegjësi për veprimet e tij".
Liberman i bëri thirrje Partisë Likud që të përjashtojë Netanyahun nga kryesia e partisë.
Në një deklaratë të bërë mbrëmë, Netanyahu akuzoi qeverinë Bennett-Lapid se i ka dorëzuar rezervat e gazit të vendit Hezbollahut libanez pa asnjë kompensim.
Duke e mbajtur qeverinë e mëparshme përgjegjëse për rënien e fuqisë parandaluese të vendit, Netanyahu premtoi të rimarrë atë fuqi dhe të ruajë qetësinë në kufijtë me Kudsin Lindor.