Burak Bir
01 Nëntor 2019•Përditësim: 01 Nëntor 2019
Forcat turke të sigurisë kanë “neutralizuar” 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria njoftoi në Twitter se terroristët u neutralizuan nga mjete të armatosura ajrore pa pilot në rajonet Haftanin dhe Kandil si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme antiterroriste të Turqisë në veri të Irakut.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Në fushatën e tyre mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.