Ahmet Sertan Usul
01 Nëntor 2019•Përditësim: 01 Nëntor 2019
Një delegacion i dytë ushtarak rus do të arrijë sot Ankara për të diskutuar çështjet taktike dhe teknike në kuadër të marrëveshjes së arritur midis Turqisë dhe Rusisë muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Delegacioni i dytë rus është planifikuar të arrijë sot në Ankara për të diskutuar çështjet taktike dhe teknike në kuadër të marrëveshjes së arritur me Federatën e Rusisë në Soçi më 22 tetor", tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në Twitter.
Delegacioni i parë rus vizitoi Turqinë më 28 tetor, pasi Ankaraja dhe Moska më 22 tetor arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta atje. Periudha 150-orëshe përfundoi të martën.
Marrëveshja u arrit pasi Turqia filloi operacionin "Burimi i Paqes" më 9 tetor për të eleminuar terroristët nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të garantojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të mbrojë integritetin territorial të Sirisë.