Barış Gündoğan
14 Maj 2016•Përditësim: 14 Maj 2016
ANKARA (AA) - Si rezultat i të shtënave me artileri topash nga Forcat e Armatosura Turke dhe të ofensivave ajrore nga forcat e koalicionit ndaj objektivave të organizatës terroriste DAESH të cilat ishin përgatitur për sulme në veri të Halepit, janë neutralizuar 45 anëtarë të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake theksohet se me anë të automjeteve të zbulimit dhe të vëzhgimit në veri të Halepit në Siri u përcaktuan objektivat e DAESH të cilat ishin në përgatitje për të qëlluar.