Mustafa Keleş
15 Gusht 2016•Përditësim: 15 Gusht 2016
NEW YORK (AA) - Si rezultat i një denoncimi për të shtëna me armë janë boshatisur terminalet 1 dhe 8 në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy në New York. Pas hetimeve paraprake, policia informoi që denoncimi ka qenë rremë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara, një person ka telefonuar në numrin 911 dhe ka informuar që në terminalin 8 ka dëgjuar të shtëna me armë. Rreth gjysmë ore pas rastit, ka ardhur denoncim për të shtëna me armë edhe në terminalin 1, ku merr pjesë edhe Turkish Airlines.