Halit Süleyman
15 Gusht 2016•Përditësim: 16 Gusht 2016
HALEP (AA) - Në një operacion të ndërmarrë nga njësitë e lidhura me ushtrinë opozitare Fetih në Siri kundër një fabrike e cila përdorej nga forcat e Asadit si bazë në juglindje të qytetit Halep, njoftohet se janë vrarë 20 ushtarë të regjimit bashkë me komandantin e nivelit të lartë të Hizbullahut në terren, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se njësitë e lidhura me ushtrinë opozitare Fetih në fazën e katërt të operacionit për të thyer rrethimin e Halepit kanë kryer një operacion në një fabrikë çimentoje e cila përdorej nga forcat e Asadit si bazë në juglindje të qytetit Halep.
Si rezultat i operacionit është marrë nën kontroll një pjesë e madhe e fabrikës si dhe në konfliktet e armatosura janë vrarë 20 ushtarë të regjimit bashkë me komandantin e nivelit të lartë të Hizbullahut në terren.