Ajdin Aliji
29 Gusht 2025•Përditësim: 29 Gusht 2025
Protestuesit u mblodhën në New York të SHBA-së për të shprehur kërkesat për drejtësi ekonomike, diversitet dhe përfshirje, raporton Anadolu.
Protesta u zhvillua me një marshim të organizuar nga Rrjeti Kombëtar i Veprimit (NAN).
Protesta u mbajt në "Wall Street" dhe tërhoqi pjesëmarrjen e figurave të shquara, përfshirë udhëheqësin e të drejtave civile, Reverend Al Sharpton, kandidatin për kryetar bashkie të New Yorkut, Zohran Mamdani, dhe Martin Luther King III, të cilët shprehën solidaritet me demonstruesit.