KAJRO (AA) - Nga shpërthimi i një bombe e cila kishte si shënjestër forcat e polcisë dy policë mbetën të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë telegrafike egjiptiane MENA thuhet se nga shpërthimi i një bombe e vendosur në sheshin Elf Mesken në jug të Kajros e cila kishte si shenjestër forcat e policisë dy policë mbetën të palgosur. Policët e plagosur janë dërguar menjëherë në spital.
Ndërkohë që askush nuk e ka marrë sulmin përsipër forcat e sigurisë nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen.
Për shkak të katërvjetorit të rrëzimit të regjimit të Husni Mubarak sot në shumë qytete të Egjiptit pritet të organizohen protesta, ndërkohë që policia dhe ushtria ka rritur masat e sigurisë në shumë pika strategjike të vendit.