ATHINË (AA) - Fillon proçesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 9 milionë qytetarë në Greqi sot do të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre në 19 mijë e 733 qendra votimi. Proçesi i votimit do të përfundojë në orën 19:00 sipas orës lokale ndërsa përfundimet paraprake pritet të dalin brenda pak orësh. Në këto zgjedhje marrin pjesë 21 parti ku sipas sondazheve vetem 7 prej tyre pritet të marrin votat e mjaftueshme për tu bërë pjesë e Parlamentit.
- Sistemi Zgjedhor
Sipas sistemit zgjedhor të Greqisë partia e cila merr më shumë vota se partitë e tjera qoftë dhe një numër shumë të vogël ka të drejtën e formimit të qeverisë. Në rast se të gjitha partitë politike arrijnë të hyjnë në parlamentin me 300 vende parita e cila formon qeverinë duhet të ketë të paktën 40 për qind të votave. Sipas sistemit zgjedhor të ndryshuar në vitin 2008 votat e partive të cilat ngelin jasht Parlamentit ndahen në këtë mënyrë: Partisë së parë i jepen 50 deputetë ndërsa partive të tjera sipas raadhës dhe përqindjeve të votave.
Deputetët përcaktohen nëse do hyjnë apo jo në Parlament nga numri i votave që marrin personalisht nga lista e radhitur sipas sistemit alfabetik në të cilën shënohet një plus në emrin e caktuar dhe zonën ku ai kanidon. Nga ana tjetër partitë politike përcaktojnë edhe një listë emrore në çod zonë ku sipas përqindjes së votave të marra përcaktohen edhe numëri i personave që kanë fituar. Në Greqi votimi është i detyrueshëm. Një person i cili ka mbushur 18 vjeç është e detyruar të votojë ndërsa një perosn i cili ka mbushur 21 vjeç ka të drejtë të kanidojë. Në listat e deputetëve duhet të ketë të paktën një të tretën femra. Për grekët që ndodhen jasht vendit nuk ka një sistem të miratuar që ju jep atyre të drejtën të votojnë.