Levent Tok
17 Tetor 2016•Përditësim: 17 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Gjatë Operacionit "Mburoja e Eufratit", Ushtria e Lirë Siriane ka pastruar nga terroristët afërsisht 1.200 kilometër katrorë hapësirë në veri të Sirisë. Gjatë operacionit është mbërritur në distancën 20 km afërsi me rajonin Bab që ndodhen nën kontrollin e DEASH-it dhe ka nisur hyrja brenda korridorit të projektuar nga PYD/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni "Mburoja e Eufratit" i cili vazhdon me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke vazhdon të zgjerohet drejt jugut nga rajonet e pastruara ditën e djeshme nga elementët terroristë në mes të rajoneve Azez-Jarabulus të Sirisë në kufi me Turqinë.
Ushtria e Lirë Siriane në kuadër të operacionit të nisur më 24 gusht ditën e djeshme mori rajonet Soran, Havar en-Nahr, Tilalin, İhtemilat, Salihije, Mesudije, Hamidije dhe İsnebil, ku në këtë mënyrë është bashkuar edhe linja Mare-Jarabulus.
Me bashkimin me Mare-n forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane në këtë rajon kanë forcuar situatën kundër kërcënimeve të PYD/PKK dhe DEASH-it. Gjithashtu ka rritur motivimin e opozitarëve edhe goditja psikologjike ndaj organizatës terroriste DEASH pas marrjes së rajonit Dabik ditën e djeshme.
Rajoni Dabik ka një rëndësi simbolike për organizatën DEASH e cila ka edhe një organ publikues me këtë emër. Organizata beson se me luftën që do të kryejë në Dabik me "forcat që beson se nuk janë muslimane" do të nisë "dita e kiametit". Por në një deklaratë kreu i saj, Ebubekir Bagdadi, kishte pretenduar se kjo lufta do të zhvillohej më vonë. Marrja e rajonit Dabik nga forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane ditën e djeshme pati një jehonë në opinionin ndërkombëtar.
Vazhdon përparimi drejt rajonit Bab, objektivi i PYD/PKK po rrëzohet
Në ditën e 54 të operacionit ka arritur afërsisht në 1.200 kilometër katrorë hapësira që Ushtria e Lirë siriane ka pastruar nga elementët e organizatës terroriste DEASH dhe nga PYD/PKK në rajonin Jarabulus-Munbixh. "Thellësia e operacionit" në pjesën e Jarabulusit ka arritur në 24 km, ndërsa në pjesën Azez-Mare në 20 km.
Opozitarët në operacionin e drejtuar nga rajoni Bab ku ndodhen një numër i madh i militantëve të DEASH-it i janë afruar rajonit deri në 20 km. Afrimi i Ushtrisë së Lirë Siriane në rajonin Bab, vështirëson që PYD/PKK-ja të formojë brezin e dominimit nga kufiri i Sirisë me Irakun përballë me qytetin Hatay të Turqisë.
Organizata terroriste PYD/PKK në rast se humb kontrollin në rajonin Bab, nga pikëpamja e organizatës do të shkaktojë shkëputje mes rajonit Munbixh në pjesën perëndimore të Lumit Eufrat dhe rajonit Afrin që ndodhet përballë qytetin Hatay në Turqi.
Operacioni në Rakka
Turqia pas rajonit Bab kishte njoftuar se në rast të plotësimit të disa kushteve e shikon të mundshëm operacionin kundrejt rajonit Rakka që është edhe baza e DEASH-it.
Zëdhënësi i Presidencës Turke, İbrahim Kalın, në një deklaratë më 13 tetor në lidhje me çështjen kishte deklaruar: "Në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit në rast se kryhet një operacion sigurisht që do të jetë një rezultat edhe mbështetja e jonë për pastrimin e DEASH-it nga këtu, por ne përsëri kemi shprehur një propozim amerikanëve që ‘këtë ta kryejmë jo me YPG-në por me opozitarët e moderuar dhe Ushtrinë e Lirë Siriane që kanë paraqitur një sukses të madh në Jarabulus'. Nëse në këtë operacion përfshihet YPG atëherë Turqia nuk merr pjesë në këtë operacion. Sepse kjo nënkupton një njohje në heshtje, dhe kontakti me YPG-në nuk bëhet fjalë në politikën tonë. Në përpjekjen për kryerjen e operacionit të Rakka-s në një ngjeshje kalendarike pikërisht ashtu si operacioni i Musulit, ne vërejmë se do të mund të dalin disa të meta. Kjo çështje ka tërhequr edhe vëmendjen e partnerëve tanë amerikanë".