Sandra Cuffe
04 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
RIVAS (AA) –Së paku 73 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjen e dheut në Guatemalë, ndërsa institucionet kompetente u bëjnë thirrje banorëve të rajoneve të prekura që të evakuohen sepse të gjitha vlerësimet tregojnë se ajo është një zonë e paqëndrueshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrëshqitja e dheut në shpatet malore të qytetit Santa Catrina Pinula, në juglindje të Guatemala City, ndodhi në mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa ekipet e shpëtimit edhe më tej vëzhgojnë këtë zonë për kërkimin e personave të zhdukur.
Mbrojtja Civile në Guatemalë (CONRED) paralajmëron se zona e kanosur edhe më tutje është e paqëndrueshme dhe e rrezikshme, prandaj u bën thirrje banorëve për evakuim urgjent.
Autoritetet lokale për shkak të numrit të madh të personave të vdekur në afërsi të zonës kanë hapur morg të lëvizshëm
Nga CONRED njoftuan se rrëshqitja e dheut ka ngujuar 125 shtëpi, ndërsa si të zhdukur llogariten 600 persona.
Ekipet e shpëtimit të premten nuk kishin mundësi t'i afrohen zonës së prekur për shkak të kushteve tejet të pavolitshme kohore, ndërsa gjatë ditës së djeshme nxorën 73 trupa të pajetë nga gërmadhat.
Në operacionin e shpëtimit ndihmojnë zjarrfikësit, policia dhe vullnetarë të shumtë. Vendi El Cambray II në të cilën erdhi deri te lëvizja e tokës në vitin 2008 konsiderohet si zonë shumë e rrezikshme, por edhe më tej është vendbanim i dendur.