Fatma Esma Arslan
04 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
CALAIS (AA) - Afërsisht njëqind refugjatë bllokojnë trafikun në tunelin e La Mansh (La Manche) i cili lidh dy vendet, Francën dhe Britaninë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se afërisht 100 refugjatë në qytetin portual Calais kanë bllokuar trafikun duke mbyllur tunelin La Mansh në Francë. Autoritetet kanë theksuar se refugjatët të cilët kanë hyrë nga ana e Francës kanë përparuar 15 kilometra brenda tunelit dhe si pasojë janë ndalur udhëtimet e trenave mes Francës dhe Britanisë.
Theksohet gjithashtu se në tunel trafiku u bllokua për afërsisht 7 orë dhe si pasojë e ndërhyrjes së policisë trafiku mes Francës u arrit të rihapej sërish.
Në qytetin Calais jetojnë afërsisht 3 mijë refugjatë të cilët kanë ardhur nga vendet kryesisht ato afrikane, si dhe nga Afganistani dhe Siria. Gjithashtu theksohet se në këtë qytet ndodhet edhe kampi më i madh i refugjatëve ilegalë në vend i cili shpeshherë ka sjellë reagime të ashpra nga organizatat e shoqërisë civile për kushtet e këqija të kampit.