Felix Nkambeh Tih
21 Shkurt 2016•Përditësim: 22 Shkurt 2016
NIAMEY (AA) - Në shtetin e Afrikës perëndimore të Nigerit sot mbahen zgjedhjet, ku rreth 7.5 milionë votues të regjistruar do të vendosin për një nga 15 kandidatët të cilët garojnë për presidencën e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti aktual i Nigerit, Mahamadou Issoufou kërkon mandatin e dytë pesë-vjeçar. Rivalët e tij më të mëdhenj janë Hama Amadou dhe Seyni Oumarou.
Amadou është në burg që nga nëntori i vitit të kaluar për përfshirje në një rast të kontrabandimit të fëmijëve. Përkrahësit e tij, nga ana tjetër, thonë se burgosja e tij është për motive politike.
Nga ana tjetër, presidenti i tanishëm i Nigerit e ka kritikuar ashpër opozitën për shkak të dyshimeve për "mashtrim masiv", pasi deklaroi se vetëm ai mund të fitojë në raundin e parë. Ai erdhi në pushtet në vitin 2011 pas një grusht shteti në shkurt të vitit 2010. Pastaj junta ushtarake emëroi qeverinë e përkohshme e cila i ka "hapur" rrugën Issoufou për ti fituar zgjedhjet.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në mars, nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën e nevojshme.
Përndryshe, Nigeri është një nga vendet më të varfra të botës. Situata në këtë vend është përkeqësuar edhe më tepër në muajt e fundit për shkak të rritjes së sulmeve terroriste të grupit rebel Boko Haram.