YANGON (AA) - Pas njoftimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet që do të mbahen me 8 nëntor në Mianmar vihet në diskutim liria dhe pa anshmëria e zgjedhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ka nisur të diskutohet siguria e zgjedhjeve pasi autoritetet e Mianmarit kanë nxjerrë nga listat, qindra persona kandidatë duke përfshirë edhe një numër të madh të muslimanëve që dëshironin të kandidonin në zgjedhje.
Qeveria e reformave e vendosur në krye nga xhunta ushtarake më 2011 kishte premtuar për zgjdhje të lira dhe të pa anshme, por me rritjen e ankesave në lidhje me preocesin e zgjedhje në një kohë më të shkurtër se dy muaj para zgjedhjeve duket se mundësitë e premtimeve reduktohen çdo ditë e më shumë.
- Qindra mijëra muslimanë nuk do të mund të votojnë
Problemi më i madh në zgjedhje është se qindra mijëra Rohingya (muslimanë Arakanë) do të jenë të privuar për të votuar në këto zgjedhje. Privimi i këtij grupi i cili është lejuar të votojë në zgjedhjet 1990 dhe 2010 lidhet me valën nacionaliste Budiste e cila është në rirtje në këtë vend.
Autoritetet e Mianmarit kanë nxjerrë nga listat zgjedhore një numër të madh të kandidatëve muslimanë, ku mes tyre ndodhet edhe lideri i Partisë Demokracia dhe të Drejtat e njeriut, muslimani Arakan, Kyaw Min, i cili ka marrë pjesë edhe në zgjedhejt e 1990.
Nga 18 anëtarë të Partisë i refuzohet e drejta e kandidimit 15 anëtarëve me arsyetimin se nuk janë nënshtetas.
Vajza e Kyaw Min dhe aktiviste e të drejtave të njeriut Wai Wai Nu, në një deklaratë për gazetarin e AA në lidhje me çështjen tha se "kjo është një pegesë për të penguar zërin e pakicave dhe veçanërisht të Rohinyave dhe të muslimanëve të tjerë, kjo është tërësisht një privim i tyre nga procesi zgejdhorë".
Wai Wai Nu, është shprehur gjithashtu se "kjo është një diskriminim për shkak të fesë së kandidatëve".
Zyrtarët e Komisionit të bashkuar Zgjedhor të Mianmarit pas reagimit të opinionit publik për nxjerrjen nga listat e qindra kandidatëve muslimanë ditën e premte rivendosën sërish 11 kandidatë muslimanë në lista. Ndërsa në anën tjetër u vërejt se Komisioni në shqyrtimet e sigurisë nuk kanë nxjerrë anjë kandidat nga lista e Partisë në pushtet Partia Bashkimi, Solidariteti dhe Zhvillimi (USDP).
- Suui Çii, edhe sikur të fitojë nuk do të mund të bëhet President
Një problem tjetër në lidhje me zgjedhjet është e lideri opozitar Nobelisti Aung San Suu Çii nga Partia Bashkimi Kombëtar për Demokraci (NLD) i cili edhe sikur të fitojë zgjedhjet ai nuk lejohet të bëhet president.
Sipas kushtetutës së pregatitur nga drejtuesit ushtarakë në Mianmar theksohet se ato persona që kanë afërm me kombësi të huaj nuk mund të bëhen presidentë. Shumë persona mendojnë se ky rregull ka si objektiv Suu Çii i cili ka fëmijët me kombësi të huaj.
- Kandidatët për President nuk janë përcaktuar ende
Kjo situatë, në këto zgjedhje historike ka penguar kandidatët për të qenë kandidatë zyrtarë për President dhe për këtë arsye populli i Mianmarit do të drejtohet drejt kutive të votimit pa e ditur se kush garon për president.
Gjtihashtu theksohet se partia në Pushtet USDP dhe partia kryesore opozitare NLD edhe sikur të fitojnë zgjedhjet ato ende nuk kanë paraqitur se kush do të jetë kandidati për president.
Presidenti aktual Thein Sein nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, por sipas kushtetutës kjo nuk përbën një pengesë që ai të jetë sërish President.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se një anëtar i USDP në pushtet Shwe Mann synon të jetën President, ku dhe komentohet se Mann i cili është afruar me Aung San Suu Çii do të mbështetet nga ky i fundit.
Por Mann ish lideri i USDP, muajin e kaluar me një urdhër të Thein Sein u shkarkua nga detyra pasi forcat e sigurisë patën rrethuar selinë e Partisë. Shumë ekpsertë teksa komentojnë se shkarkimi nga detyra e Mann është fundi i dëshirave që Mann të bëhet president theksohet se Mann edhe sikur të humbasë mbështetësit e Thein Sein ai nuk ka asnjë pengesë për tu bërë president me mbështetjen e Suu Çii.
Në Mianmar Presidenti zgjidhet nga një këshill i formuar nga deputetë të sapozgjedhur dhe të emëruar nga ushtria e cila sipas kushtetutës së vitit 2008 emëron afërsisht 1 të 4 e deputetëve në parlament.
Vitin e ardhshëm krahët e sipërme dhe të poshtëm të Pralmentit me bllokun ushtarak do të propozojnë nga një kandidat për President. Parlamenti i Bashkuar me një votim do të zgjedhë si president një prej kandidatëve i cili më pas si president i ri do të formojë qeverinë.
- Nacionalizmi radikal budist
Mediat zyrtare në Myanmar teksa ende flasin për shpresat zgjedhore "të lira dhe të paanshme", ambasadat që ndodhen në vend bëjnë deklarata se zgjedhjet duhet të jenë të sigurta dhe transparente.
Nacionalizmi radikal budist vërehet si pendesa më e madhe para zgjedhjeve të sigurta dhe transparente, por një element tjetër i rëndësishëm shqetësues del se janë problemet administrative. Gabimet e vërejtura në listat e votuesve në të gjithë vendin ku madje në lista janë përfshirë edhe emra të personave të vdekur kërcënon seriozisht sigurinë e këtij procesi zgjedhorë.
Opozita kryesore NLD ka kryer tentativa për përditësimin e listave, ku madje anëtari përgjegjës i fushatës zgjedhore i partisë Win Htein kishte pretenduar se gabimet e vërejtura në lista do të përbënin ngatërresa në ditën e zgjedhjeve.
Win Htein duke pretendnuar se pothuajse në çdo kuti votimi mund të vërehen njerëz të cilët nuk do të mund të votojnë ai tha se "Këto persona mun të kryejnë trazira".
Pritet gjithashtu që çfarëdo që të ndoshë në ditën e votimeve nacionalistët radikalë budistë të cilët kërcënojnë sigurinë e zgjedhjeve të vazhdojnë pozicionet e tyre të forta në politikën e Mianmarit.
Ma Ba Tha ose siç njihet ndryshe me emrin Shoqata për Mbrojtjen Fetare dhe racore apo shoqata të tjera të formuara nga Priftërinjtë ekstremistë pritet gjithashtu që të përdoren nga parlamenti për ushtrimin e presioneve ndaj Muslimanëve dhe pakicave të tjera fetare. Ligjet të cilat synojnë mbrojtjen e Budizmit dhe të rracë kanë arritur të miratohen me sukse në Parlament ligje këto të cilat ishin nënshkruar edhe nga Presidenti Thein Sein. Priftërinjtë e Ma Ba Tha patë bërë edhe presione ndaj mbështetësve të tyre që të votojnë kandidatët që mbrojnë radikalizmin Budist.
NDL kishte akuzuar këto organizata për shkelje të ligjit zgjedhor në Mianmar i cili ndalon përdorjen e fesë për të ndikuar votuesit, ku Partia opozitare NLD kishte paraqitur një ankesë penale kundër grupit të organizatës i cili kishte nisur të shpërndante broshura ku shkruhej se "do të dilnin probleme serioze në vend" nëse zgjidheshin anëtarët e NLD.
Por Partia e Suu Çii nuk luftoi haptazi fushatën e organizatave radikale si Ma Ba Tha dhe kundër fushatave të tyre për të margjinalizuar muslimanët. Faktikisht në shumicën e rasteve nacionalizmi budist populist në vend nuk bëhet temë e debateve në politikën e Mianmarit.
Khin Zaw Win, nga Instituti Tampadipa e cila është një organizatë tank-think me qendër në Yangon në lidhje me çështjen në një deklaratë për gazetarin e AA tha se "Të gjithë politikanët janë të heshtur në ligjet me temë rracën dhe fenë dhe në çështjet e pengimit të muslimanëve dhe nga privimi i të drejtave të tyre".
Khin Zaw Win ka mbrojtur idenë se kjo shfaq paqartësira mbi zgjedhjet se për shkak të kësaj zgjedhjet nuk do të jenë të drejta.
news_share_descriptionsubscription_contact
