Gökhan Kavak
16 korrik 2019•Përditësim: 16 korrik 2019
Disa persona të armatosur në ujërat e Nigerisë kanë sulmuar një anije në të cilën gjendeshin 18 shtetas të Turqisë dhe rrëmbyen dhjetë prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA-së, personat e armatosur mbrëmë sulmuan anijen e mallrave Paksoy-I, e cila lundronte nën flamurin e Turqisë dhe kanë rrëmbyer dhjetë shtetas të këtij vendi, anëtarë të ekuipazhit.
Ende nuk janë shpalosur të dhëna për identitetin e personave të rrëmbyer.