Adam Abu Bashal
22 Janar 2019•Përditësim: 22 Janar 2019
ABUJA (AA) - Më shumë se 110 milionë persona përdorin internetin në Nigeri, njoftoi Agjencia për Komunikime e Nigerisë (NCC), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të agjencisë theksohet se prej gati 200 milionë banorëve, më shumë se gjysma përdorin internet.
Më tej bëhet e ditur se numri i përdoruesve të internetit në këtë vend afrikan është 111.6 milionë.
Në njoftim thuhet se banorët e vendit më së shumti përdorin shërbimet e operatorit MTN, Glo dhe 9mobile.
Ekspertët konsiderojnë se në këtë vend numri gjithnjë më i madh i përdoruesve të internetit fillimisht është për shkak të paraqitjes së telefonave të mençur.