Rafiu Oriyomi Ajakaye
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
LAGOS (AA) – Forcat nigeriane të sigurisë kanë liruar të mërkurën 400 persona të cilët janë mbajtur peng nga ana e militantëve të Boko Haram në shtetin Borno të Nigerisë verilindore, bëri të ditur sot ushtria, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi ushtarak Sani Usman në një deklaratë tha se ushtarët po ashtu kanë vrarë disa militantë teksa liruan pengjet, që përfshinin 24 fëmijë, 17 gra dhe një burr të moshuar në fshatrat Chingurimi, Walasa and Masa.
Ushtria gjatë të hënës ka shpëtuar edhe 400 të tjerë në një pjesë tjetër të shtetit Borno në Mallum Maja.