Rafiu Oriyomi Ajakaye
03 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
LAGOS (AA) – Nga shpërthimi i shumëfishtë i një bombe, duke përfshirë edhe sulmin vetëvrasës mbi një stacion policie, kanë vdekur të paktën 15 njerëz në kryeqytetin e Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zëdhënës për agjencinë vendore humanitare NEMA tha se shpërthimet gjatë mbrëmjes së të premtes në Nyanya dhe Kuje, rajone periferike të zonës federale të Nigerisë, gjithashtu kanë lënë të plagosur edhe 41 persona.
Ai tha se dy persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit në Nyanya, 13 persona tjerë vdiqën në Kuje si dhe 20 janë të plagosur
Megjithatë, burime spitalore në Abuja deklaruan për Anadolu Agency se numri i viktimave është më i lartë, mund të arrijë deri në 27.
Stacioni i policisë në Kuje ishte në mesin e disa lokacioneve të godituara gjatë sulmit të fundit, ku një sulmues vetëvrasës femër shpërtheu bombën në hyrje të postit të sigurisë.
Sipas burimeve policore, vetëm sulmuesi pësoi për vdekje, ndërsa më pas ata pretendojnë se shpërthimi kishte për qëllim të shkaktojë konfuzion për të lejuar sulmuesit që të kenë fushë të lirë në terrenet tjera.
Incidenti i së premtes ishte shpërthimi i tretë më i madh në Nyanya, periferi e dendur me popullatë, që kur Bokoa Haram zgjeroi ofensivën e saj përtej verilindjes ku revolta ishte më e rrënjosur