Seda Sevencan
04 Mars 2021•Përditësim: 04 Mars 2021
Ushtria nigeriane ka shpëtuar 26 punonjës humanitarë të cilët ishin rrëmbyer nga terroristët e Boko Haram-it në verilindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e Boko Haram-it sulmuan të hënën qarkun e qytetit Dikwa në shtetin Borno rreth orës 18:30 sipas kohës lokale.
Pas sulmit, ushtria nisi një operacion kundër terroristëve, njoftuan mediat lokale.
Gjatë operacionit, 20 punonjës humanitarë meshkuj dhe 6 femra të rrëmbyera nga grupi u shpëtuan dhe iu dorëzuan qeverisë në Maiduguri, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Bornos.
Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në verilindje të Nigerisë, duke përhapur më vonë mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerun, e cila shkaktoi reagime ushtarake.
Më shumë se 30 mijë persona janë vrarë dhe gati 3 milionë janë zhvendosur në një dekadë të aktiviteteve terroriste të Boko Haram-it në Nigeri, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët thotë se dhuna e kryer nga Boko Haram ka prekur rreth 26 milionë njerëz në rajonin e Liqenit Çad dhe ka zhvendosur 2.6 milionë të tjerë.