Fuat Kabakçı
10 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
BAUCHI (AA) - Në një sulm vetëvrasës në rajonin Borno i cili ndodhet në verilindje të Nigerisë, të paktën 2 ushtarë kanë mbetur të vrarë. Ndërkohë ushtria nigeriane ka vrarë 16 militantë të Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).
Kolonel Sani Kukasheka, zëdhënës i ushtrisë së Nigerisë, ka thënë se organizata terroriste Boko Haram ka sulmuar një bazë ushtarake në rajonin Borno. Si pasojë e këtij sulmi vetëvrasës dy ushtarë kanë mbetur të vrarë. Zëdhënësi ka thënë gjithashtu se ushtria ka vrarë 16 terroristë.