Nuri Aydın
02 Prill 2021•Përditësim: 03 Prill 2021
Vendi i Amerikës Qendrore, Nikaragua ka dëbuar 1.166 migrantë të parregullt që nga fillimi i vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria e Nikaraguas njoftoi se në 3 muajt e fundit 1.166 migrantë u dëbuan. Ata u arrestuan gjatë përpjekjes për të arritur në SHBA.
Zyrtarët thanë se migrantët në fjalë hynë në vend ilegalisht nga Kosta Rika.
Emigrantët që shkojnë në SHBA përdorin rrugën nga Kosta Rika për në Nikaragua dhe prej aty përmes Hondurasit dhe Guatemalës për në Meksikë.
Për shkak të masave të rrepta të sigurisë së Nikaraguas, disa migrantë preferojnë udhëtime më të rrezikshme në det që rezultojnë me vdekje.
Zyrtarët e Nikaraguas njoftuan se në dhjetor 2020, një anije që mbante migrantë të parregullt u përmbys në Detin e Karaibeve, ku më pas i gjetën trupat e 16 personave.
Shumica e migrantëve janë nga Haiti dhe Kuba.