22 Gusht 2017•Përditësim: 23 Gusht 2017
ADDIS ABABA (AA) - TUFAN AKTAŞ
Një e treta e popullsisë në Sudanin e Jugut është detyruar të braktisë shtëpitë për shkak të krizës e cila vazhdon që prej 4 vitesh si pasojë e luftës së brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara në vendin i cili ka afërsisht 12 milionë banorë janë shpërngulur 4 milionë prej tyre. Ndërsa 2 milionë prej këtyre janë strehuar nëpër vendet fqinje, bëhet e ditur se 2 milionë të tjerë kanë migruar në rajone të ndryshme brenda vendit.

Uganda është vendi ku janë strehuar më shumë qytetarët e Sudanit Jugor, që kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi tyre. Në 12 muajt e fundit mesatarisht 1,800 persona në ditë janë strehuar në Ugandë duke ardhur nga Sudani i Jugut. Numri i sudanezo-jugorëve që jetojnë në kampet e këtij vendi ka tejkaluar 1 milion, ku gjithashtu theksohet se Uganda ndiqet nga Sudani, Etiopia, Kenia dhe Republika Demokratike e Kongos.
Mendohet se në Sudan ndodhen 416 mijë, në Etiopi, 382 mijë, në Kenia 107 mijë, dhe në Republikën Demokratike të Kongos 82 mijë refugjatë nga Sudani i Jugut.
Që nga dita e fillimit të konflikteve të brendshme e deri tani afërsisht 2 milionë persona duke ndryshuar banimin brenda vendit kanë migruar nëpër kampet në zonat pranë kufirit ose janë larguar nga zonat me konflikte.
Më shumë se gjysma e refugjatëve janë fëmijë
Sipas të dhënave të OKB-së, 63 për qind e refugjatëve përbëhet nga fëmijët, ndërsa 34 për qind e refugjatëve të Sudanit të Jugut i përkasin moshave 18-39 vjeç dhe 3 për qind e tyre mbi moshën 60 vjeç, ku dhe 54 për qind e refugjatëve përbëhet nga gratë.
Malaria ka marrë 4.000 jetë njerëzish në 6 muaj
Popullata në vendin ku konfliktet dhe mungesa e ushqimeve kanë shkaktuar edhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, përjeton vështirësi të mëdha për gjetjen e shërbimeve shëndetësore.
Sëmundjet si malaria dhe kolera shkaktojnë vdekjen e qindra personave çdo muaj, ku dhe të sëmurët për shkak se nëpër spitale nuk ka vende të mjaftueshme, në përgjithësi detyrohen të ndajnë edhe shtretërit me njëri-tjetrin.
Epidemia e malaries që nga muaji shkurt e deri tani theksohet se ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 4 mijë personave. Zyra e koordinimit të ndihmës humanitare të OKB-së (OCHA) në një buletin të publikuar muajin e kaluar ka njoftuar se 76 për qind e vdekjeve me burim sëmundjen në Sudanin Jugor shkaktohet nga malaria.
1,7 milionë persona në kufirin e urisë
Në vend përjetohet një krizë ushqimore ku 6 milionë njerëz kanë nevojë për ushqime, ndërsa 1,7 milionë të tjerë ndodhen në kufirin e urisë.
Sipas OKB-së, sudanezo-jugorët aktualisht kanë nevojë për një ndihmë prej 88,5 milionë dollarë, ku deri më tani janë mundur të mblidhen vetëm 250 milionë dollarë.
Sudani Jugor i cili shpalli pavarësinë duke u ndarë nga Sudani, hyri në një luftë brendshme pasi presidenti Salva Kiir Mayardit më 16 dhjetor 2013 largoi nga detyra zëvendësin e tij Riek Machar me pretendimin për “tentativë për grusht shteti”. Palët në kuadër të bisedimeve për paqe të kryera nën vëzhgimin e autoritetit të zhvillimit ndërqeveritar (IGAD) më 17 gusht të vitit 2015 arritën marrëveshje, ku dhe më 28 prill filloi detyrën qeveria kombëtare e përkohshme e formuar në përputhje me marrëveshjen.
Megjithatë, marrëveshja u ndërpre pas fillimit të luftimeve më 8 korrik 2016 mes forcave të sigurisë që vepronin nën urdhrat e presidentit Mayardit dhe simpatizantëve të Machar.
Në luftën e brendshme deri më tani parashikohet se kanë humbur jetën më shumë se 50 mijë njerëz.