Turgut Alp Boyraz
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 26 Dhjetor 2015
RAMALLAH (AA) - Policia izraelite, në Bregun Perëndimor ka vrarë një grua palestineze për të cilën pretendohet se "është munduar që me automjetin e saj të kalojë mbi ata", raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të bërë nga policia izraelite, pretendohet se: "Një grua palestineze në Silwada u përpoq me veturën e saj të shtypë një grup të policëve. Policët kanë vrarë gruan duke e goditur. Nuk ka izraelit të plagosur nga kjo ngjarje".