Eşber Ayaydın
08 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
IZMIR (AA) – Në kuadër të shkëmbimit të migrantëve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), e cila është pjesë e marrëveshjes të cilën Turqia dhe BE-ja e kanë arritur më 18 mars në Bruksel, një grup tjetër i migrantëve mbërriti në vendin Dikili të qarkut të Izmirit, në Turqinë perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Një anije që transportonte migrantë nga ishulli i Lesbos, e shoqëruar nga anijet e Rojes Bregdetare Turke, lundroi në portin Dikili, në Turqinë perëndimore.
Migrantëve pasi iu morën gjurmët e gishtave do t'i nënshtrohet kontrollit mjekësor.
Shkëmbimin e emigrantëve e kanë ndjekur një numër i madh i gazetarëve vendas dhe të huaj.