Övünç Kutlu
26 Tetor 2015•Përditësim: 26 Tetor 2015
PEKIN (AA) - Një kompani kineze e investimeve Yantai Xinchao Industry Co. Ltd. tha se do të blejë fusha të naftës në shtetin amerikan të Teksasit për 8.3 miliardë yuan (1.3 miliardë dollarë), bëjnë të ditur sot mediat amerikane, raporton Anadolu Agency (AA)
Kompania kineze do të blejë fusha të naftës në Teksasin perëndimor. Ndërkaq, Teksasi perëndimor është shtëpia e basenit Permik të pasuruar me naftë dhe gaz, e cila ka qenë rajoni kyç për revolucionin amerikan të shist argjilor që nga viti 2008. Rajoni është i njohur për shpenzimet e ulëta të shpimit dhe afërsinë e rafinerive amerikane në bregdetin e Gjirit.
Derisa prodhuesit dhe investuesit amerikanë të naftës janë nën presion të çmimeve të ulëta të naftës, injektimi i kapitalit kinez mund të ndihmojë basenin Permik për të rritur prodhimin e naftës, ndonëse ky nuk është investimi i parë nga ndonjë kompani energjetike kineze në SHBA.