Amina Zorniç
19 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
HOUSTON (AA) – Të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë motit të keq të shoqëruar me stuhi dhe përmbytje që përfshiu kryeqytetin e Teksasit, Houston, qyteti i katërt më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për katastrofën më të madhe natyrore që nga viti 2011 kur kryeqytetin e Teksasit e goditi stuhia tropikale Alison dhe mori 40 jetë njerëzish.
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott shpalli gjendje të katastrofës në nëntë komuna brenda dhe rreth Houston-it. Si pasojë e përmbytjeve dhe shirave të dendura në Houston rreth 10 mijë banorë mbetën pa furnizim me energji elektrike.