Turgut Alp Boyraz
04 Korrik 2017•Përditësim: 04 Korrik 2017
JERUSALEM (AA) – Një mjet ajror pa pilot i ushtrisë izraelite rrëzohet në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, mjeti ajror pa pilot të tipit Skylark është rrëzuar dje në jug të Rripit të Gazës. Zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se ende nuk dihen arsyet e rrëzimit të fluturakes dhe se kanë filluar hetimet për aksidentin.
Ushtria izraelite edhe javën e kaluar njoftoi se një mjet ajror i tyre është rrëzuar në afërsi të qytetit Beytullahim të Bregut Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim.
Mjetet e vogla ajrore pa pilot të tipit Skylark të përdorura nga ushtria izraelite prodhohen në këtë shtet.
Rripi i Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë muslimanë, që nga viti 2006 e deri më sot ndodhet nën bllokadën ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit.