Ahmet Gürhan Kartal
10 Dhjetor 2020•Përditësim: 10 Dhjetor 2020
Policia britanike ka evakuuar një shkollë në pjesën veriore të Londrës pas një "kërcënimi për bombë", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogaritë e mediave sociale u shfaqën video dhe fotografi, ndërsa nxënësit dhe mësuesit u urdhëruan të largohen nga shkolla Stoke Newington në lagjen Hackney.
Sipas policisë së lagjes Hackney, policia u kontaktua nga stafi pak para mesditës.
"Shkolla kishte marrë një kërcënim për bombë. Shkolla u evakuua dhe oficerët janë të pranishëm atje. Është vendosur kordoni dhe policia po heton rastin", tha policia e lagjes.