Gökhan Kurtaran
04 Shkurt 2016•Përditësim: 05 Shkurt 2016
LONDËR (AA) – GÖKHAN KURTARAN - Drejtori për Turqinë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Jean-Patrick Marquet ka deklaruar se integrimi i refugjatëve sirianë në fushën e punësimit do të mund të çonte në një rritje ekonomike.
Në një deklaratë në qendrën e EBRD në Londër për gazetarin e Anadolu Agency (AA), Marquet thotë se dhënia e lejeve të punës për refugjatët sirianë nga Turqia është një hap pozitiv dhe se integrimi i tyre në tregun e punës mund të sjellë rritje ekonomike.
"Vendimin e qeverisë turke në këtë drejtim e mirëpritëm. Ndihma financiare ndaj refugjatëve është e rëndësishme, por mundësimi i integrimit të tyre në punë është akoma më i dobishëm'' është shprehur Marquet.
Vënia aftësive të refugjatëve në dispozicion të tregut të punës është shumë e rëndësishme thotë Marquet dhe më tej shton se: ''Aftësitë e ndryshme të refugjatëve mund të përdoren në fusha dhe aktivitete të ndryshme. Aktivizimi dhe punësimi i personave të arsimuar pres që të ndikojë në rritjen ekonomike të të gjithë shoqërisë në planet afat mesme''.