Burak Bir
10 Qershor 2022•Përditësim: 10 Qershor 2022
Një tërmet me fuqi prej 4.6 ballë ka goditur sot në mëngjes bregun lindor të ishullit të Qipros në Detin Mesdhe, njoftoi agjencia turke për menaxhimin e fatkeqësive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti ndodhi në orën 04:40 të mëngjesit sipas orës lokale rreth 4.54 kilometra nga provinca Gazimagusa në Republikën Turke të Qipros Veriore, bëri të ditur Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
AFAD njoftoi se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 32.99 kilometrash nën sipërfaqe.
Tërmeti u ndje veçanërisht në ishullin e Qipros dhe në provincat turke Antalya, Mersin, Hatay dhe Adana.