Nuri Aydın
22 Maj 2022•Përditësim: 23 Maj 2022
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur provincën e Filipineve Batangas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Sizmologjik Filipine tha se një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën Batangas në orën 05:50 me kohën lokale.
Epiqendra e tërmetit, i cili ishte në një thellësi prej 132 kilometrash, u regjistrua 21 kilometra në veriperëndim të qytetit provincial Kalatagana.
Autoritetet kanë paralajmëruar se do të ketë tërmete të tjera.
Edhe pse tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin Manila, provincat Bulacan dhe Oriental Mindoro, nuk pati viktima apo dëme materiale.