Ruslan Rehimov
09 Dhjetor 2021•Përditësim: 10 Dhjetor 2021
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, njoftoi se një ushtar i Azerbajxhanit ka rënë dëshmor si pasojë e zjarrit të Forcave të Armatosura të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet se ushtarët armenë në rajonin kufitar Kalbajar hapën zjarr ndaj pozicioneve të ushtarëve azerbajxhanas. Në sulmin e ndërmarrë natën ka rënë dëshmor ushtari i Azerbajxhanit, Asıf Aliyev.
Me ndërhyrjen e ushtrisë së Azerbajxhanit u ndalua sulmi i Armenisë.
Ministria njoftoi se e gjithë përgjegjësia e tensionit i përket ushtarakëve dhe politikanëve të Armenisë.