Alaattin Doğru
09 Dhjetor 2021•Përditësim: 09 Dhjetor 2021
Është rritur në 3 numri i viktimave nga shembja e një ndërtese si pasojë e shpërthimit në rajonin Var në jug të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin francez, një ndërtesë trekatëshe në qytetin Sanary-sur-Mer u shemb si pasojë e një shpërthimi.
Deri më tani kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.
Thuhet se shpërthimi në ndërtesë ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit.
Në një shpërthim tjetër më 26 dhjetor 2004 në Mulhouse të Francës kishin humbur jetën 19 persona.