Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
09 Nëntor 2020•Përditësim: 09 Nëntor 2020
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ushtria dje u shkaktoi "goditje të rënda" pikave të ushtrisë armene në rajonin Khojavend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një kumtese, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ushtria armene pësoi "humbje të mëdha" dhe iku, duke braktisur disa vija të para të frontit.
"Goditje të rënda iu shkaktuan armikut si rezultat i operacionit sulmues të kryer nga Ushtria e Azerbajxhanit në frontin në drejtim të Khojavend-it", thuhet në kumtesë, ku gjithashtu shtohet:
"Dëmi iu shkaktua pozicioneve të armikut nga sulmet në këtë drejtim të frontit".
Ministria gjithashtu shpërndau pamjet e përplasjeve.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut dhe zonat përreth, ndërsa luftimet e reja filluan më 27 shtator.
Që atëherë, Armenia ka sulmuar vazhdimisht civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre armëpushime humanitare.
Përderisa fuqitë botërore kanë bërë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje duke kërkuar tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.
Rezoluta të shumta të OKB-së kërkojnë gjithashtu tërheqjen e forcave okupuese.