Ala er-Rimavi,Ali Semerci
23 Tetor 2015•Përditësim: 24 Tetor 2015
JERUSALEM (AA) - Njoftohet se ushtria izraelite në 24 orët e fundit ka arrestuar 105 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim ushtarak i cili ka folur për gazetën izraelite, Maariv, tha se numri i të arresturve në 24 orët e fundit në Bregun Perëndimorë ka arritur në 105 persona.
Gjithashtu edhe radioja e ushtrisë izraelite ka njoftuar se operacionet e arrestimeve janë ndërmarrë si kundërpërgjigje e përshkallëzimit të ngjarjeve në Bregun Perëndimorë.
Si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimorë, Jeruzalem dhe në Gaza që nga fillimi i muajit tetor e deri më tani ishtë njoftuar se 51 persona kanë humbur jetën si dhe 1 mijë e 900 të tjerë janë plagosur.
Tensionet nisën pasi kolonët hebrenj dogjën shtëpinë e familjes Devabishe në Nablus në fillim të muajit gusht ku si pasojë humbën jetën nëna, babai dhe fëmija 18 muajshe dhe pat shpëtuar vetëm fëija tjetër 4 vjeçarë. Gjithashtu si pasojë e shkeljeve të vazhdueshme kundrejt Mesxhid-it Aksa, konfliktet dhe protestat morën përmasa të rrezikshme në rajone të ndryshme me popullsi palestineze si Bregu Perëndimorë, në Gaza dhe në Jerusalemin Lindorë.