Aslı Aral
21 Tetor 2015•Përditësim: 21 Tetor 2015
LONDËR (AA) - Në bazën ushtarake britanike në Qipron Jugore kanë mbërritur 140 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë britanike të Mbrojtjes theksohet se mëngjesin e sotëm 2 anije që transportonin 140 refugjatë kanë mbërritur në bazën e Forcave të Mbretërisë së Bashkuar (RAF) e cila ndodhet në rajonin Akrotiri në Qipron Jugore.
Ministria ka bërë të ditur ndër të tjera se nuk është përcaktuar se nga kanë ardhur refugjatët.
Baza ajrore britanike në Akrotiri në Qirpon jugore përdoret për sulmet ajrore kundrejt DAESH-it në Irak.
Mediat britanike kanë tërhequr vëmendjen se që nga fillimi i krizës së refugjatëve në Europë e deri tani për herë të parë mbërrijnë refugjatë në bazën ajrore ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Qipron Jugore e cila është një territor i pavarur.