Hasan Esen
07 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian për të parandaluar hyrjen e refugjatëve në territor ka vendosur që 5 vende të vazhdojnë kontrollet kufitare duke pezulluar Schengen-in edhe për 3 muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së ka pranuar propozimin e Komisionit të BE-së për vendet anëtare Gjermaninë, Austrinë, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë, që të kryejnë edhe për 3 muaj kontrollet kufitare. Ky zbatimi i cili ka vazhduar që nga viti i kaluar dhe i cili duhej të përfundonte më 12 shkurt është zgjatur edhe për 3 muaj të tjerë.
Kontrollet kufitare priten që të zgjaten çdo 3 muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Gjermani më 24 shtator