Ahmet Dursun
07 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
STAMBOLL (AA) - Irani do të marrë në dorëzim nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (UAEA), 5 kilogram uranium, 20 përqind të pasuruar dhe 149 ton oksid uraniumi, për përdorim si lëndë djegëse në centralet e energjisë nukleare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë IRNA, zëvendës drejtori i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, Esger Zarean, ka thënë se sasia prej 149 tonësh e uraniumit të thërrmuar i cili njihet me emrin "kek i verdhë" do të dorëzohet gjatë ditës së sotme sipas marrëveshjes së bërë në lidhje me këtë.
Duke vënë në dukje se krahas kësaj sasie do të dorëzohet edhe një sasi uraniumi 20 përqind të pasuruar prej 5 kilogramësh, Zarean në vijim ka shtuar: "5 kilogram uranium 20 përqind i pasuruar do të merret në dorëzim nën vëzhgimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kjo sasi do të përdoret për prodhimin e radioizotopit për 3 centralet nukleare në Teheran. Nëse do të kemi nevojë, përsëri nën mbikëqyrjen e UAEA-së do të marrim edhe sasi të tjera uraniumi të pasuruar në masën 20 përqind".