Tonguçnaz Seleme Baştürk
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
PEKIN (AA) – Kina ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Libi, si pasojë e konfliktit të brendshëm në këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta shtetërore “E Përditshja popullore” duke cituar Ministrinë e Jashtme të Kinës ka njoftuar të premten në versionin e saj elektronik se misioni do të qëndrojë i mbyllur deri në nëntor të këtij viti.
Ministria e Jashtme kineze njëkohësisht ka paralajmëruar shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Libi, ndërsa ka shtuar se një numër i caktuar zyrtarësh do të qëndrojë në këtë shtet.