Aydoğan Kalabalık
10 Prill 2016•Përditësim: 10 Prill 2016
KAJRO (AA) - Pas marrëveshjes mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite në lidhje me ripërcaktimin e kufirit në Detin e Kuq, Arabia Saudite ka fituar dy ishuj, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Këshilli i Ministrave të Egjiptit, u njoftua se në kuadër të kufirit të ri detar të përcaktuar mes dy shteteve ishujt Sanafir dhe Tiran të cilat gjenden në Detin e Kuq janë brenda kufijve të Arabisë Saudite. Në deklaratë gjithashtu u theksua se çështja e ishujve është në bisedime që prej 6 vitesh dhe komisionet e dy shteteve kanë realizuar 11 biseda në lidhje me çështjen.
Marrëveshja për ripërcaktimin e kufirit në Detin e Kuq ishte nënshkruar ditën e premte me anë të një ceremonie në Pallatin Presidencial Ittihadijje të Kajros mes Mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe presidentit të Egjiptit, Abdulfettah es Sisi.